Në njësinë Ana e Malit niveli i ujit në fshatrat e përmbytur është rritur në 24 orët e fundit. Një gjë të tillë e pohon administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni i cili thotë se tokat bujqësore janë 100% nën ujë duke sjellë një dëm të madh për banorët atje.

Ajo që kërkon edhe administratori Ceni në Anën e Malit është që sa më shpejt të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për këto zona të përmbytura. Mungesa e ushqimit për bagëtitë vijon të jetë një problem kryesor.

Në ditët në vijim pritet që të ketë sërish reshje shiu gjë e cila mund ta vështirësojë situatën në njësinë Ana e Malit dhe zonat e tjera të përmbytura të NënShkodrës.