Njësia Ana e Malit është më e rrezikuara nga përmbytjet në rast se do vijojnë reshjet e dendura të shiut. Aktualisht rreth 200 hektarë tokë janë nën ujë në lagjen Goricë të Muriqanit në Anën e Malit. Edhe në rast se do të ketë përmbytje banorët tregojnë se nuk do të largohen nga banesat e tyre sepse nuk mund të lënë vetëm shtëpitë, tokat dhe gjënë e gjallë që kanë.

Banorët shprehen se prej vitesh ata nuk janë kompensuar për dëmet që kanë shkaktuar përmbytjet ndaj dhe i kanë humbur shpresat për një gjë të tillë.

Njësia administrative Ana e Mali është një prej njësive më problematike për sa i përket përmbytjeve. Pothuajse çdo vit kjo njësi përmbytet duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme.