Në njësinë administrative Ana e Malit kanë nisur të merren masat për parandalimin e përmbytjeve në atë zone duke qenë se është ndër më të rrezikuarat. Arben Ceni administrator i kësaj njësie thekson se prej kohësh ka nisur pastrimi i kanaleve kulluese.
Përveç punës që po bëhët me pastrimin e kanaleve kulluese administratori Ceni shprehet se duhet të krijohen plane strategjike për menaxhimin e kaskadës së lumit Drin në mënyrë që të mos ketë shkarkime të ujit gjatë periudhave kur ka reshje të dendura shiu.
Njësia Ana e Malit është një ndër njësitë e cila u prek më së shumti nga përmbytjet gjatë vitit 2021 por edhe në përmbytjet e viteve të kaluara.


