Të hënën nisim evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Kështu është shprehur administratori I Anës së Malit, Arben Ceni ndërsa thotë se tërheqja e ujit nga tokat kryesisht në fshatrat Muriqan dhe Oblikë krijon kushtet për vlerësimin e dëmeve të fermerëve të zonës.

Administratori Ceni thekson se një nevojë urgjente ëshët fillimi I procesit të dezinfetimit të banesave ku ka patur prezencë uji, po ashtu në stalla dhe sera duke marrë shkas edhe nga situata e krijuar si shkak i pandemisë COVID-19.

Fshati më I prekur gjatë këtyre javëve mbetet Oboti, I cili ka sipërfaqen më të madhe të tokave bujqësore nën ujë.

Si shkak I përmirësimit të kushteve pritet që deri në fund të javës, si shkak I tërheqjes së ujit nga rruga kryesore e fshatit Obot, banorët të mund të lëvizin me automjetet personale dhe jo më me mjetet e ushtrisë.