Shkollat 9-vjeçare dhe ajo e mesme në njësinë Ana e Malit janë duke u zbrazur dita ditës. Në shkollën 9-vjeçare të Zuesit, administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni thotë se kanë mbetur vetëm 8 nxënës dhe vitin e ardhshëm rrezikon mbylljen e saj. Ndërkohë rënie të nxënësve ka edhe në shkollat e tjera të kësaj njësie.

Përveç emigrimit sipas administratorit Ceni thotë se shkak i rënies së numrit të nxënësve në Anën e Malit është edhe cilësia e mësimdhënies.

Në 5 vitet e fundit në njësinë administrative Ana e Malit janë mbyllur dy shkolla ajo e fshatit Obotit e cila u mbyll rreth 5 vite me parë si dhe shkolla 9 vjeçare në Velinaj që është mbyllur prej 2 vitesh. Aktualisht në këtë njësi janë 296 nxënës në total, një numër shumë më i ulët krahasuar me 5 vite më parë.

Artikulli paraprakVETTINGU NË POLITIKË, “KRERËT E LARTË TA NISIN NGA VETJA”
Artikulli tjetër“MOS MA NGACMONI MOTRËN”, RRËFEHET AUTORI QË U PËRLESH ME DY VËLLEZËRIT