
E ftuar në emisionin “Tonight” onkologia Ana Xhuveli u shpreh se këtë muaj ka patur rritje të pacientëve për egzaminime. Mjekja tha se tek personat me faktor gjenetik janë më të rrezikuar por edhe tek femrat e trajtuara me radioterapi nga 10 – 30 vjeç. Më të predispozuar për tu prekur janë femrat që nuk kanë lindur fëmijë, mosha e madhe e lindjes por edhe femrat që kanë lindur në moshë të vonë tha Xhuveli. Këtë muaj janë bërë rreth 40 mamografi në ditë, dhe janë konfirmuar 6 raste, dhe rreth 13 raste janë dyshuese por jo të konfirmuara


