Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër zhvilloi analizën 3-mujore të menaxhimit të sezonit turistik sa i përket qendrave shëndetësore verore në Tamarë, Razëm, Theth, Rrjoll, Velipojë, Shëngjin, Tale dhe Valbonë. Drejtorja Suida Kuka gjatë analizës vlerësoi faktin që sezoni turistik është mbyllur pa asnjë humbje jete…

SUIDA KUKA – DREJTORE E OPERATORIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Ndërkohë kanë qenë 35 raste të vështira tha drejtorja Kuka në të cilat është vepruar me shpejtësi nga stafet shëndetësore dhe të gjithë këto 35 persona janë arritur që të shpëtohen…

SUIDA KUKA – DREJTORE E OPERATORIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në qendrat shëndetësore verore u shpërndanë disa certifikata falenderimi për përkushtimin në shërbim të pushuesve gjatë gjithë verës.