Ecuria e ekipit të Vllaznisë e deritanishme lë shumë për të dëshiruar pas humbjes me Tiranën në kupën e Shqipërisë por kuqeblutë pësuan një tjetër humbje me Laçin në shtëpinë e saj takim ky i vlefshëm në kategorinë superiore.

Këto rezultate e aq më tepër ky i fundit nuk është se kanë kaluar pa zhurmë në ekipin shkodranë pasi para se e gjithë skuadra të niste stërvitjen traineri Ernest Gjoka ka mbledhur ekipin dhe ka zhvilluar analizë të detajuar për ndeshjen e fundit. Gjatë fjalimit të tij Gjoka u ka kërkuar lojtarëve më shumë seriozitet në fushë dhe mbi të gjitha që i gjithë grupi të jetë i bashkuar dhe kompakt me njëri – tjetrin. Gjatë këtij diskutimi në kampin kuqeblu bëhet me dije se nuk janë marrë masa apo ndëshkime por traineri Gjoka pret që ekipi të jetë i bashkuar për ta kaluar krizën ku gjenden aktualisht .

Në këtë analizë të realizuar më shumë sesa për të gjetur fajtorë apo kërkuar llogari trainer kuqeblu është ndalur në aspektin psikologjik dhe si mund të rregullojnë rezultatet në vazhim ku të shtunën do të luajnë ndaj Flamurtarit në Vlorë një kundërshtarë ky jo shumë i lehtë për Vllazninë pasi vlonjatët aktualisht gjenden në mesin e tabelës në vendin e katërt me 22 pikë në 13 ndeshje të luajtura deri më tani.

Vllaznia pas përfundimit të analizës kanë zhvilluar edhe seancën stërvitore për takimin e rradhës ku shkodranët duhet të punojnë shumë që të mund të marrin pikë pasi që nga ndeshja e parë e fillimit të sezonit futbollistik me Lushnjen e deri më tani duket se do të jenë rivale me njëra – tjetrën për në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA B – EGANTIA TAKIM PËR TË MOS U HUMBUR
Artikulli tjetërEMERGJENCAT, DISKUTOHEN NË “TONIGHT”