Në zgjedhjet e 21 qeshorit, Partia Demokratike, nuk ju afrua rezultatit të pritshëm , duke fituar  15 nga 61 bashkitë e vendit. Rezultati që në disa zona ishte surprise dhe disa zona të tjera mjaft i pritshëm do të kalojë në një analizë të hollësishme, duke filluar nga java e parë e shtatorit. Grupet e punës që do të ngrihen për këtë proces, do te marrin në dorë rezultatet për cdo qendër votimi për të analizuar faktorët e cuan ne humbje ne pjesen me te madhe te vendit por do te analizohet edhe fitorja ne 15 bashki.

Analiza do të fokusohet ne dy element, funksionimin dhe efiçencën e strukturave partiake por dhe ajo që cilësohet si faktor i jashtëm, pretendimet për manipulime, sic është blerja e votave apo presion ndaj votuesve votuesish.
PAS ANALIZËS, NË PD PRITET TË KËTË NDRYSHIME NË STRUKTURË.
Pasi të bëhet një analizë e hollesishme dhe të evidentohen problemet në cdo zonë zgjedhore, ne Partine Demokratike do të nisë dhe rishikimi i gjithe strukturave, dhe nuk përjashtohen ristrukturime të thella kryesisht në njësitë ku rezultati është më i ulët se në 2013. Në shtator pritet që Partia Demokratike të pësojë dhe ndryshime në strukturën orgniziative, diktuar nga ndarja e re territoriale. Nga 53 degë që ka aktualisht, priten të shtohen ne 61, aq sa njësi ka harta e re territoriale.