Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër organizoi këtë hënë në ambjentet e sallës “Gjon Kapidani” në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” një takim ku u bë analiza vjetore e vitit 2017 në arsimin parauniversitar në Qarkun e Shkodrës.

Në fjalën e tij, drejtori Kadri Ymeraj, përmendi një numër të madh suksesesh të kryera përgjatë vitit të kaluar. Një ndër to ishte bashkëpunimi që shkollat kanë patur me prindërit apo shpërndarja në kohë e librave për të gjithë nxënësit në të gjithë qarkun.

Të pranishëm në këtë analizë vjetore të përpiluar deri në detaje ishin mësues dhe përfaqësues të arsimit nga i gjithë Qarku Shkodër. Kjo analizë i shërben Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër për të përmirësuar edhe më tej të gjithë strukturën e arsimit në Shkodër. Fokus i veçantë është padyshim roli i trekëndëshit të marrëdhënies prindër – nxënës – mësues.

Artikulli paraprak“ARGJINATURA DO PROJEKT PËRFUNDIMTAR”
Artikulli tjetërVRASJA NË KOPLIK, FLET NEUROPSIKIATRI PREÇI