Në zyrën e kryetares së Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi, është zhvilluar analiza e punës 1- vjeçare të MNZSH-së në prani të përfaqësuesve të institucioneve që bashkeveprojnë me këtë shërbim.

Në raportin e paraqitur, drejtori i MNZSH Agron Dibra ka evidentuar punën e bërë gjatë 2017-ës nga ky shërbim. 713 janë rastet e përballuara për fikje zjarresh në banesa, objekte shërbimi, automjete, kullota, sipërfaqe pyjore tj.. Totali i investimit të bërë nga Bashkia arrin në 4.7 milion lekë, shumë që për vite të tëra nuk është dhënë për këtë shërbim. Po nga fondet e Bashkisë, janë parashikuar 3 milion lekë për blerje automjeti zjarrëfikës, por që pas testimit të tregut, nevojitet një shtesë 1 milion lekë që automjeti të jetë sipas standarteve bashkëkohore.

Në takim kanë folur edhe drejtues të institucioneve të tjera, të cilat kanë vlerësuar punën e bërë nga MNZSH Shkodër, duke evidentuar edhe vëmendjen e treguar për këtë shërbim nga Bashkia Shkodër.

Artikulli paraprak“SHKODRA PREMTON TURIZËM NË SHUMË ZONA”
Artikulli tjetërPROBLEMET E ENERGJISË, TAKIM NË VAU DEJËS