Pas rikonfirmimit për një mandat të tretë në krye të selisë blu, Lulzim Basha, do të fusë Partinë Demokratike në një proces të thellë reformimi.

Sot në orën 11:00, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë e cila do të thërrasë Kuvendin Kombëtar për në datën 17 korrik, si dhe do të diskutojë dhe do të marrë vendim për nisjen e një analize në çdo kuti votimi të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Lulzim Basha e cilëson “masakër elektorale” 25 prillin, po kjo nuk e pengon atë që të analizojë dhe evidentojë edhe problemet brenda partisë së tij.

Anëtarët e Kryesisë pritet të diskutojnë dhe të vendosin gjithashtu nëse Kuvendi Kombëtar do të ketë në fokus edhe nisjen e procedurës për për të zgjedhur organet drejtuese të partisë, edhe pse mandati i tyre nuk ka përfunduar apo për të bërë ndryshime në statutin e kësaj force politike.

Kjo mbetet për tu parë dhe është në vullnetin e organit më të lartë, pasi Këshillit Kombëtar mandati i përfundon në vitin 2022, ndërsa sekretariateve dhe nënkryetarëve u përfundon në fillim të vitit 2023.

Partia Demokratike është para sfidës së riorganizmit të saj, por edhe vendimeve të rëndësishme në raport me institucionet në fillimin e legjislaturës së re parlamentare.

Artikulli paraprak‘PRA, CAROLINËN NUK E PASKA VRARË NJË SHQIPTAR’, BRAÇE REAGON ASHPËR: MEDIAT GREKE DUHET TË KËRKOJNË NDJESË, PËR JAVË TË TËRA NA VUNË NË SHËNJESTËR
Artikulli tjetërVRASJA E 20-VJEÇARES, POLICIA GREKE: E KUPTUAM QË NË MOMENTIN E PARË QË BURRI ISHTE VRASËSI! PYETI PËR T’U SIGURUAR NËSE BASHKËSHORTJA E TIJ KA VDEKUR