
Të gjithë organet e drejtësisë në Shkodër gjatë kësaj të hene kane qene ne analizë të plotë. Në takimin e planifikuar të zhvilluar në prokurorinë e Shkodrës, ka qënë prezente vetë Kryeprokurorja Arta Marku
Për tre orë me radhë janë analizuar puna 1 vjecare e prokurorise së Shkodrës, Gjykatës së rrethit gjyqësore dhe gjykatës së apelit. Pervec analizës në shifra, Kryeprokurorja Arta Marku është njohur edhe me problemet e organeve të drejtësisë në Shkodër, kryesisht me zvarritjet e proceseve gjyqësore por edhe mungeses se gjyqtarëve qoftë në gjykatën e rrethit apo edhe të apelit. Megjithatë, në takimin me prokurorët e rrethit gjyqësore të Shkodrës, Kryeprokurorja Arta Marku, ka kërkuar angazhim të plotë në luftën ndaj kriminalitetit në Shkodër, përgatitjen e dosjeve të emrave të paprekshëm të krimit në Shkodër, por edhe ne zbardhjen e ceshtjeve të cilat kanë ngelur pezull në prokurorinë e Shkodrës.,
Kryeprokurorja Marku ka lënë porositë e saj për togat e zeza në Shkodër, dhe organet e hetimet, duke kerkuar rezultate konkrete dhe rritjen e përformacës për këto organe ndaj të cilëve pritet shumë.






