Vllaznia është shumë pranë afrimit të mbrojtësit të djathtë Andi Hadroj. Futbollisti 27-vjeçar pritet të bashkohet me kuqeblutë si lojtar i lirë, ndërsa prezantimi i tij në Shkodër mund të vijë në ditët në vazhdim. Hadroj nuk u prezantua zyrtarisht nga Dinamo City, pasi palët nuk arritën marrëveshjen për kohëzgjatjen e kontratës. Negociatat nuk u konkretizuan dhe palët ndanë rrugët në momentin e fundit, duke i lënë mbrojtësit mundësinë për të zgjedhur një tjetër destinacion në karrierën e tij. Vllaznia duket se ka lëvizur për të përfituar nga kjo situatë, me drejtuesit shkodranë që synojnë të përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes. Hadroj shihet si një element që mund t’i japë më shumë siguri dhe alternativa repartit defensiv të skuadrës.

Për mbrojtësin, eksperienca e fundit ishte me Polissya Zhytomyr në Ukrainë, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Partizani. Me fanellën e të kuqve, ai regjistroi plot 111 paraqitje, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin shqiptar. Tashmë, gjithçka duket se po shkon drejt një kapitulli të ri për Hadrojn, këtë herë me fanellën kuqeblu. Nëse marrëveshja finalizohet, Vllaznia do të siguronte shërbimet e një mbrojtësi me eksperiencë, i cili mund të blindojë krahun e djathtë për pjesën e mbetur të sezonit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“PËRSHKALLËZIMI ËSHTË PËRGATITUR PREJ DISA MUAJSH”, RAMA PËR PROTESTËN: PD DJE MORI PËRSIPËR AUTORËSINË E DHUNËS
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA KËRKON QË TË PROVOKOJË KONFLIKT CIVIL, PËRGJIGJEN IA DHANË STUDENTËT