Në Teatrin “Migjeni” në Shkodër u realizua monodrama “And’rrra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore”, me interpretimin e aktores Justina Aliajt, e cila solli para publikut një rrëfim të thellë shpirtëror mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të Nënë Terezës, simbol i njerëzimit dhe mëshirës.

Aktorja ka ndarë edhe një moment të veçantë në jetën e saj, takimin me Nënë Terezën, që e mban si një kujtim të çmuar dhe të paharrueshëm.

“And’rrra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore” u përjetua si një natë arti që prek zemrën dhe frymëzon shpirtin, duke lënë një gjurmë të fortë emocionale tek publiku shkodran.

 

Artikulli paraprakTENTATIVË ARRATISJE NË BURGUN E SHËNKOLLIT
Artikulli tjetërEROZIONI DETAR “PËRPIN” BREGDETIN E KUNES