Andy Murray fitoi medaljen e artë në “Rio 2016”, duke u bërë tenisti i parë në histori që fiton dy të arta në kuadrin individual në Lojërat Olimpike.

Më parë, kishte fituar të artën në “Londër 2012”. Në një finale që zgjati pak më shumë se 4 orë, britaniku mundi 3-1 (5-7, 6-4, 2-6 dhe 5-7) argjentinasin Juan Martin del Potro. Një ndeshje shumë emocionuese, ku çdo pikë festohej sikur të ishte gol. Tifozët ishin shumë të zjarrtë, sidomos ata argjentinas, sa vetë Del Potro iu kthye disa herë atyre duke i thënë se nuk ishin në një ndeshje futbolli, kështu që duhet të mbanin qetësi.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË MAQEDONI, QEVERIA MIRATON PAKETËN E DËMSHPËRBLIMEVE
Artikulli tjetërXHAKA: ËNDRRA MU BË REALITET