PS ka shtyrë për në 5 tetor afatin e filtrimit të anëtarësisë të PS, por edhe regjistrimin elektronik të emrave të rinj në partinë të majtë më të madhe në vend.

 

ASambleja Kombëtare kishte përcaktuar 10 shtatorin si afatin e fundit, por strukturat organizative e kanë shtyrë për të realizuar të plotë  analizën e anëtarësisë që do të thotë një vlerësim i anëtarëve aktivë dhe inaktivë, por edhe i numrit të prurjeve të reja në parti.

Ndryshimet përkatëse të regjistrit me largimet e anëtarësimet do të dërgohen elektronikisht në Departamentin e Organizimit dhe Koordinimit në PS. Në bazë të këtij regjistri do të zhvillohen zgjedhjet në parti dhe votimi sipas parimit një anëtar një votë.

PARTIA SOCIALISTE NË FAZË RISTRUKTURIMI TË SAJ

Aksioni për anëtarësimet e reja është prioritet i PS në funksion të fushatës së zgjedhjeve të brendshm, por edhe zgjedhjeve parlamentare.

Pikërisht për parlamentin e ri, e majta ka ngritur edhe njësinë administrative dhe koordinuese në PS që do të merret me hartimin e një drafti për strategji që do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme.