Ky është mjedisi i ri sportiv në shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër që u mundësua nga fondacioni i modeles shkodrane me famë botërore Angela Martini. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia falenderoi Martinin për këtë ndihmesë të saj.

Në emër të fondacionit të Angela Martinit, gazetari Eraldo Rexha tha se ishte një dëshirë e modeles që të mundësonte mjedisin e ri sportiv në shkollën “Ali Laçej”.

Përfaqësuesi i Zyrës Vendore të Arsimit Rudi Sokoli dhe drejtori i shkollës “Ali Laçej” Ardjan Bardhi falenderojnë Angela Martinin që këtë kontribut të sajin.

Tashmë nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë mundësi që të argëtohen në orët e edukimit fizik në mjediset e reja sportive me financimin e Angela Martinit.

Artikulli paraprakBERISHA: TË PËRGATITET KËRKESA PËR KOMISION HETIMOR PARLAMENTAR, DUAN TË BINDIN SHQIPTARËT SE FAJIN PËR ’14 MAJIN’ E KAM UNË
Artikulli tjetërKAS VENDOS: DO TË RINUMËROHEN 5 KUTI VOTIMI PËR KËSHILLTARË NË BASHKINË E PUKËS