Angela Merkel ka qenë kancelare për një dekadë e gjysmë në Gjermani, por 2020 ishte viti i saj më i vështirë siç tha edhe ajo ditën e djeshme.

“Asnjëherë në 15 vite nuk kemi hasur një vit kaq të vështirë dhe kaq të rëndë, por pavarësisht shqetësimeve dhe skepticizmit, shpresoj për një vit të ri me shumë të mirë ”, tha kancelaria.

Merkel tha se pavarësisht vitit të vështirë që kemi kaluar, shpresa lindi në fund pasi erdhi vaksina anti-COVID.

Më shumë se 1,7 milionë qytetarë janë infektuar me koronavirus në Gjermani dhe 32 mijë kanë humbur jetën gjatë gjithë pandemisë që nga fillimi i saj.

Merkel në fund ka falënderuar mjekët dhe personelin mjekësor për punën e palodhur gjatë pandemisë, duke rrezikuar edhe vetë jetën e tyre.

Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka shprehur mirënjohjen e thellë edhe për krijuesit e BioNTech, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci.

Në fillim të pandemisë Gjermania ka qene një ndër shtetet evropiane të cilat janë përballur më mirë me pandeminë, kjo gjë ka ndryshuar me valën e dytë të koronavirusit që goditi vendin, pasi ka pasur pasoja më fatale.

Në Gjermani vaksinimi masiv i qytetarëve për koronavirusin ka nisur më datë 27 dhjetor.