Pas vizitës në Serbi, kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijnë sot në Tiranë, ndërkohë që është zbardhur edhe agjenda e vizitës në vend tonë. Kancelarja gjermane do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama.

Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit. Vizita e Merkel në Tiranë vjen pas asaj në Beograd ditën e djeshme ku u prit nën masa të rrepta sigurie.

Më tej pritet që të ketë një takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Pastaj takimet do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Artikulli paraprakBERISHA: TRE ARSYE PSE JAM ANËTAR I GRUPIT TË PD. SI I KËRKOVA BASHËS TË JAPË DORËHEQJEN PAS HUMBJES MË 2017-ËN, POR…!
Artikulli tjetërSPAK I KTHEN PËRGJIGJE METËS: ASNJË MINISTËR I KABINETIT ‘RAMA 3’ NUK ËSHTË NËN HETIM