Shqiptarët kriminelë, si dhe ata që nuk arrijnë të marrin azil në Angli do të përballen me kthim të shpejtë në vendin e tyre. Kjo marrëveshje është siguruar nga Priti Patel, mbrëmjen e djeshme.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Sekretarja e Brendshme me vendin e Evropës Lindore, do ta bëjë më të lehtë largimin e shkelësve të dënuar. Kjo do ta bëjë gjithashtu më të thjeshtë largimin e azilkërkuesve shqiptarë dhe atyre që u ka kaluar afati.

Marrëveshja bilaterale me kombin do të shihet si një përparim i madh, pas Brexit, dhe mund të hap rrugën për marrëveshje të ngjashme me kombet e BE të tilla si Polonia.

Marrëveshja e finalizuar nga Patel, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, tha se do ta bëjë ‘procesin e transferimit të kriminelëve shqiptarë dhe atyre në konflikt me statusin e tyre të imigracionit më të lehtë dhe të shpejtë ‘, thanë mbrëmë burime të Home Office.

Marrëveshja e re vjen në mes të shqetësimit për rritjen e numrit të shtetasve të huaj në burg në Angli dhe Uells.