
Kandidatja për kryetare bashkie nga radhët e PS për Shkodrën, Majlinda Angoni, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me bluzat e bardha të Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Takimi u zhvillua në kuadrin e një falenderimi për punën e palodhur të bluzave të bardha në frontin e parë të luftës kundër pandemisë së COVID-19.
“Ata janë heronjtë tanë në këtë situatë pandemie. Puna dhe gjithë sakrificat e të gjithë bluzave të bardha, por mbi të gjitha e këtyre grave dhe vajzave që përballen me sfida të vazhdueshme, meritojnë të vlerësohen gjithmonë”– u shpreh Angoni.
POSTIMI I PLOTË
Një takim i veçantë në shenjë mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve Spitali Rajonal, në mbrojtje të jetëve njerëzore në shërbim të bashkëqytetarëve Shkodër. Ata janë heronjtë tanë në këtë situatë pandemie. Puna dhe gjithë sakrificat e të gjithë bluzave të bardha, por mbi të gjitha e këtyre grave dhe vajzave që përballen me sfida të vazhdueshme, meritojnë të vlerësohen gjithmonë.
https://www.facebook.com/Majlinda.Angoni.Jubani/posts/118771770719776






