Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të njohin një rritje në Shkodër sidomos tek gratë dhe vajzat.

Drejtorja e shoqatës “Gruaja te Gruaja” Majlinda Angoni thtoë se tashmë numri i grave që denoncojnë apo që kërkojnë mbrojtje është më i madh.

Angoni shprehet se mungesa e një qendre rezidenciale në Shkodër është problematike sepse nga qendra e emergjencës, viktimat e dhunës duhet të shkojnë në qendrat rezidenciale në Tiranë.

DHUNA NDAJ GRAVE,  ANGONI: STRUKTURAT S’FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET

Strukturat shtetërore tregon Angoni nuk funksionojnë ashtu siç duhet sepse nuk bëjnë impelementimin e ligjeve në fuqi.

Të përllogaritura në një muaj vetëm në qendrën “Gruaja tek gruaja” janë 20 raste të ndryshme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, një shifër që të frikëson dhe që rritet dita-ditës.