Anija kufitare greke kërcënon dy peshkarexhat shqiptare

Ngërçi për ndarjen e kufirit detar me Greqisë dhe Shqipërisë, vijon të sjellë probleme për anijet shqiptare që peshkojnë përgjate detit Jon. Dy anije peshkimi shqiptare janë kërcënuar nga policia kufitare greke, pavarësisht se nuk kishin shkelur në ujërat e territorit të vëndit fqinj. Në fakt mësohet se ka qenë anija e rojes bregdetare të Korfuzit, e cila ka hyrë në ujërat shqiptare dhe i kërcënuar dy anijet shqiptare se do i tërhiqte në Korfuz me pretendimin se kishin shkelur ujërat greke duke peshkuar. Anija greke I ka detyruar dy peshkarexhat shqiptare qe të largohen nga vendqendrimi i tyre. Mësohet se anija peshkarexha shqiptare “Alqivjadhi” ndodhej prane bregut të Manastirit në Sarandë, ndërsa anija tjetër “Maroi 1”, ndodhej 0.8 milje nga bregu u Sarandës. Kapiteni i anijes “Mario 1” denoncon se ka telefonuar QNOD Durres dhe Kapitenerine e Sarandes ku eshte perballur me indiferencen e tyre. Kapiteni i anijes Mario 1, Andri Mane kerkon ndihmen e shtetit pasi eshte rast i perseritur kur po ndalohen nga pala greke te peshkojnë.