Anija misterioze hedh 25 dengje me kanabis në det dhe zhduket

Pranë ishullit Zakynthos në Greqi, njerit më të bukurit, në gjirin e Laganas, një mjet lundrues ka hedhur 40 kg kanabis dhe është zhdukur. Pakot misterioze që pluskonin në det kanë bërë që autoritetet e portit në Zakynthos të vinin dhe të konstatonin kanabisin që notonte. Gjithçka nisi kur një varkë private me vela që lundronte nëpër gji i pa paketat që pluskonin dhe njoftoi autoritetet e portit. Ishin 25 dengjet që përmbanin saktësisht 39,800 kg kanabis të papërpnuar. Droga u konfiskua nga autoritete portale dhe ndërkohë nisi hetimi për të parë se nuk kush ishin hedhur ato në det