
Anija shqiptare bllokon gomonen me klandestinë në detin Egje
Një anije me rreth 50-60 emigrantë është pikasur nga stafi i forcave detare “Oriku” rreth orës 16:50 të ditës së sotme në detin Egje. Sipas njoftimit, emigrantët ishin nisur nga brigjet e Turqisë dhe kishin si destinacion brigjet greke. Mësohet se pas diktimit të gomones me kladenstinë, stafi i anijes “Oriku” njoftoi anijen komandë “Braderburg” si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex. Pas njoftimit, gomonia është shoqëruar në brigjet e greke ku u njoftuan autoritetet e portit të Kiosit sepse në rajon nuk ka pasur asnjë mjet tjetër pjesë e misionit. Operacioni përfundoi në 17:30. Ky nuk është rasti i parë, vetëm pak ditë më parë anija “Oriku” ndihmoi në shpëtimin e disa klandestinëve të tjerë në brigjet e detit Egje






