Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në lagjen Mark Lula , Anila Ndoka vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës. 24 orët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për gruan për të parë përmirësimin e gjëndjes së saj shëndetsore ndërsa po mbahet në monitorim nga mjekët në reanimacion .

Burime pranë grupit hetimor në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë ne pyetje familjarë të Anilës dhe bashkëpunëtorë të saj pasi ajo punonte si psikologe pranë një OJF në Qendrën Komunitare nr.5 aty ku ka ndodhur edhe krimi makabër.

Mësohet se 34 vjeçari ka shkuar në këmbë pranë zonës ku ndodhi ngiarja ndërkohe që Anila ka zgjedhur që bisedën me bashkëjetuesin ta bëjë në makinë. Ato kishin disa ditë që kishin pasur grindje pasi Anila donte t’i jepte fund kësaj marrëdhënie, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga Kola.

Në kushte të rënduara psikologjike ky i fundit ka debatuar ne makine me bashkëjetuesen dhe ne debat e sipër me armën tip pistoletë ka qëlluar në kokë 44 vjeçaren duke menduar se e ka lënë të vdekur, ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen.

Policia ne mjet ka sekuestruar armen e zjarrit dhe telefonat e autorit dhe të plagosurës. Kanë qenë banorë të zonës ato të cilët kanë njoftuar policinë për ngiarjen e rëndë.
Debatet sipas dëshmive të policisë Shkodër kishin rreth dy javë kishin nisur mes çiftit të bashkëjetuesve. Anila dhe Kola kishin 5 vite që bashkëjetonin me njeri tjetrin ne banesën e Kolës ku jetonte edhe babai i tij dhe djali i Anilës 9 vjeçar.

Artikulli paraprakPRIMARET NË SHKODËR, ZBARDHEN EMRAT
Artikulli tjetërZGJEDHJET PARLAMENTARE/ DERI TANI 15 PARTI KËRKESË NË KQZ PËR TU REGJISTRUAR PËR BETEJËN E 11 MAJIT