Mbi 190 kandidatë, të rinj dhe mësues me përvojë, po presin prej kohësh për një vend pune në arsim. Pritja e gjatë, mungesa e transparencës dhe shanset e ulëta për t’u punësuar i kanë zhgënjyer shumë prej tyre. Të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet shprehen se ndihen të detyruar të kërkojnë mundësi jashtë vendit, për shkak të mungesës së perspektivës. Ndërkohë, edhe mësues me vite përvojë theksojnë se kanë mbetur të papunë prej kohësh dhe e shohin procesin si jo transparent.
Në këtë situatë, janë shpallur 26 vende të lira pune në arsimin special. Për këtë, reagoi edhe drejtoresha e ZVA Shkodër, Brisela Kadija e cila sqaroi se procedura është normale dhe transparente.

Artikulli paraprakRAMA: JEMI MË MIRË SE SERBIA APO RMV-JA
Artikulli tjetërSHKODËR, NË KATËR MUAJ U ASGJESUAN 170 MIJË BIMË CANNABIS