Pavarësisht se bashkia Shkodër ka caktuar stacionet për furgonët e liçensuar të transportit të qytetarëve drejt njësive administrative. Në bulevardin “Skenderbeu”, duket se nuk po zbatohen rregullat, pasi persona të shumtë që e zhvillojnë këtë aktivitet, në mungesë të hapësirave për parking bllokojnë korsinë e automjeteve duke shkaktuar probleme në lëvizjen e banorëve të shumtë. Të pyetur nga Star Plus, ata kërkojnë që bashkia Shkodër të ushtrojë kontrolle të shpeshta dhe të krijojë në hapësirë të posaçme këta furgonë.

Pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme dhe kontrolleve për sigurimin e konkurrencës së ndershme, duket se kjo problematikë është lënë në hije nga institucionet. Por, problematika kryesore është e banorëve të cilët çdo ditë përballen me parkimet dyshe dhe trafikun që krijohet para hyrjes së pallateve të tyre

Artikulli paraprakA GODITI BIÇIKLETA MAKINËN APO MAKINA BIÇIKLETËN ?!
Artikulli tjetër30 VITE PA UJË, FSHATI GOLEM I HARRUAR