
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.
Ky anketim tërësisht i pavarur, kryhet për të gjashtën herë me iniciativën dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë suedeze. I pranishëm në këtë event edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Edi Rama.
Ministri Ervin Hoxha theksoi shifrat e perceptimit të rezlizuara nga anketimi, ku ranë në sy ato se 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë, 75% mendojnë se respektohen prej saj dhe 82% ndihen më të sigurtë.
Kryeministri Edi Rama tha se siguria nuk është vetëm mision i Policisë, por i të gjithëve, deri tek qytetarët.
“Këshilli Kombëtar i Policimit në Komunitet është nismë rishtazi që i shtohet sigurisë publike, për përmirësimin e standardeve të sigurisë. Të ndajmë lajmet e rreme, fake news dhe baltosjen e Policisë së Shtetit, për të ndarë pasqyrën e sigurisë që mbulon Policia dhe pasqyrat e deformuar të ekraneve, portaleve dhe mediave”, tha kryeministri ndër të tjera.