
Me iniciativë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, këtë të enjte janë anketuar të gjithë mësuesit në të gjithë vendin për cilësinë e drejtimit të shkollave ku ata punojnë.
Edhe në Shkodër ky process ka vijuar në pesë shkolla të ndryshme për të gjithë qarkun Shkodër. Shkollat “Ismail Qemali”, “28 Nëntori”, “Edit Durham”, “Jordan Misja” dhe “Kolë Idromeno” mirëpritën mësuesit për t’i pyetur rreth performancës së drejtorëve dhe nëndrejtorëve në drejtimin e tyre. Sipas kryetares së komisionit në shkollën e ndërtimit “Kolë Idromeno”, Elisa Laçi, procesi ka vijuar pa probleme.
Procesi për anketimin e mësuesve për performancën e drejtuesve të shkollave ka vijuar në të gjitha shkollat e vendit. Në përfundim të kësaj ankete dhe në bazë të statistikave të grumbulluara drejtorët që do rezultojnë me performancë të lartë në punën e tyre, do vijojnë të qendrojnë në postin e tyre, ndërsa drejtorët të cilët do rezultojnë me performancë jo të mirë do të largohen nga postet drejtuese.






