Këshilli i Ministrave i kërkon Gjykatës Kushtetuese të pezullojë vendimin e Gjykatë së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, derisa ajo të gjykojë konfliktin e kompetencës mes qeverisë dhe GJKKO-së.

Më tej, qeveria i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë masat e caktuara nga GJKKO ndaj Ballukut.

Po ashtu, në objektin e ankimimit të Këshillit të Ministrave kërkohet edhe interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Pika 3 e nenit 103 të Kushtetutës thotë se Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZHBLLOKOHET AKSI NDËRLYSAJ-BREG LUMI
Artikulli tjetërZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE TË NËNTORIT, KQZ ÇERTIFIKON REZULTATIN NË 5 BASHKI