
Ansambli folklorik “Art Besëlidhja” në Lezhë festoi 12-vjetorin e krijimit te tij, permes një koncert në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”. Në këtë aktivitet të veçantë, fëmijët pjesëmarrës në ansambël sollën një performancë të pasur me valle tradicionale, pjesë instrumentale në çifteli si dhe këngë folklorike, duke treguar përkushtimin dhe talentin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Drejtuesi i ansamblit, rapsodi dhe instrumentisti Llesh Prenga, thote se pergjate 12 viteve kane dale me dhjetra rapsod dhe instrumentist te rinj, te cilet po mbajne gjalle muziken foklorike.
Sinkron LLESH PRENGA DREJTUESI I ANSAMBLIT “ART BESELIDHJA”
Pjestare dhe ish pjestare te ansamblit “Art Beselidhja” thone se muzika folklorike ka qene nje pesion u tyre, duke arritur mjaft sukses.
Ansambli “Art Besëlidhja” u krijua 12 vite më parë dhe që prej themelimit ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme për kontributin në promovimin e kulturës shqiptare.






