Muzika e Antonio Vivaldit solli një mbrëmje të veçantë artistike në oborrin e Qendrës Rinore “Arka”, ku Ansambli i Harqeve “Harmonia Albanica” interpretoi veprën e njohur “Katër Stinët”. Koncerti mblodhi një numër të madh artdashësish, të cilët ndoqën me interes interpretimin e muzikantëve në një atmosferë intime dhe elegante.

Vepra, e konsideruar një nga kryeveprat e muzikës klasike botërore, u soll para publikut shkodran përmes një interpretimi që u vlerësua për nivelin artistik dhe emocionin e përcjellë.

Mbrëmja ndërthuri muzikën klasike me atmosferën karakteristike të oborrit shkodran, duke i ofruar publikut një përjetim të veçantë kulturor dhe duke konfirmuar edhe një herë interesin e artdashësve për aktivitetet muzikore të këtij niveli.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS INVESTIMI NË RRUGËN E KALIVAÇIT NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR, EDICIONI I 11-TË I KAMPIONATIT TË BASKET 3X3