MAVRAJ MUNGON POR NGA INFERMIERIA VJEN MBROTJËSI DEBATIK CURRI. Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi duket se do t’i bëjë llogaritë për ndeshjen me Armeninë pa qendërmbrojtësin Mërgim Mavraj, i cili ende nuk është rikuperuar dhe vazhdon që të mos stërvitet me grupin.

Burime pranë kombëtares kuqezi pohojnë se shanset janë shumë të pakta që Mavraj të jetë në fushë të dielën në Elbasan. Stërvitje të diferencuara ka bërë edhe mbrojtësi i Tiranës Debatik Curri, shpresat e të cilit për t’u rikuperuar janë në ngritje. E ndërsa grupi vazhdon stërvitjen në Durrës, kombëtarja kuqezi ndodhet nën presion para ndeshjes me Armeninë, teksa një fakt të tillë e pranon portieri Etrit Berisha.   E kemi studiuar kundërshtarin, Armenia luan një futboll të shpejtë dhe pikën më të fortë ka kundërsulmet, prandaj duhet që të jemi vigjilentë për të shmangur cdo gabim, pasi mund të na kushtojë shumë.   Ashtu si edhe grupi, unë kam besim se do të ia dalim për të marrë fitoren”. Ndërsa Ansi Agolli vazhdon në të njëjtën linjë si trajneri De Biasi duke kërkuar të shmanget euforia.

Artikulli paraprakKAMPIONËT E BOTËS BARAZOJNË ME AUSTRALINË
Artikulli tjetërFRROKU: E PAPRECEDENT QË NJË DEPUTETI TI HIQET MANDATI