Mjekët po zhvillojnë një provë klinike për të parë nëse një antidepresant mund të ndihmojë të sëmurët me COVID-19

Studiuesit në Universitetin e Washingtonit të St. Louis janë duke rekrutuar 1,100 njerëz në fazat fillestare të COVID-19 për të provuar ilaçin fluvoxamine, i njohur gjithashtu si Luvox.

Ndërsa një anti-depresiv mund të duket si një kandidat i vështirë për të luftuar COVID-19, një studim i vogël në nëntor tregoi se mund të ketë sukses me “anti-depresantët modernë”.

Studiuesit po e kryejnë studimin në mënyrë jo dhe aq të zakontë, raporton CNN.

Ata po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve dhe po monitorojnë shëndetin e tyre. Pacientët raportojnë te studiuesit. Ata regjistrojnë matjet e tyre (temperaturën, oksigjenin etj) në faqen e internetit të studimit dhe stafi kërkimor i thërret pacientët çdo ditë gjatë pjesës së hershme të provës.

Pajisjet për matjet e bëra i kanë siguruar studiuesit për çdo pacient.

Kjo mënyrë e re për të bërë prova klinike tashmë është provuar të jetë efikase.

Dr. Eric Lenze, shkencëtari kryesor i studimit, thotë se deri tani gjithçka ka shkuar mirë dhe se i vetmi efekt ka qenë “një lemzë e vogël”.

Studiuesit thonë se mund të kenë rezultate përfundimtare deri në fund të shkurtit.

Në studimin e botuar në nëntor në Journal of the American Medical Association, midis 80 pacientëve që morën fluvoxamine, asnjë nuk zhvilloi nivele të ulëta të oksigjenit. Nga 72 pacientë që morën një placebo, një pilulë që nuk bën asgjë, gjashtë zhvilluan nivele të ulëta të oksigjenit.