Antiterrori i policisë zbardh itinerarin e të arrestuarve për terrorizëm. Një muaj para ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Policia e shtetit me ndihmën e homologëve të kosovës, ka zbardh itinerarin e udhëtimit të fundit të 4 të arrestuarve në Shqipër për terrorizëm. Burimet thonë se Protopapa dhe Faslija kanë udhëtuar drejt Kosovës një muaj para ndehsjes, ku janë takuar me disa nga 19 të arrestuarit në xhaminë e ndodhur në lagjen “Dardania”. Po ashtu janë fiksuar edhe udhëtimet e Fishtit dhe Hasanit në Kosovë. Antiterrori i policisë së shtetit zbardh itinerarin e lëvizjeve dhe takimeve në Kosovë të 4 të arrestuarve për terrorizëm, pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael. ABC News ka mësuar se policia e shtetit me ndihmën e homologëve të tyre në Kosovë, kanë zbardhur takimin e fundit të të dyshuarve me disa nga 19 të arrestuarit në Kosovë po për akuzën e terrorizmit. Burimet thonë se janë evidentuar nga vëzhgimi në teren dhe nga sistemi TIMS, se shtetasit Bekim Protopapa dhe Ergys Faslija, kanë udhëtuar drejt Kosovës në mes të muajt tetor. Ky udhëtim, rezulton se është bërë vetëm një muaj para ndeshjes ë 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Burimet saktësojnë se dy të dyshuarit Protopapa dhe Faslija, kanë udhëtuar drejt Kosovës duke qëndruar një natë në Prishtinë. Ata kanë frekuentuar mes tjerash një nga xhamit që ndodhen në lagjen “Dardania” në Prishtinë, e njohur si vend ku kryenin ritet fetare disa nga të arrestuarit e fundit për terrorizëm. Veç tjerash, autoritet e anteterrorit në Kosovë, mësohet se këtë xhami dhe aktivitetin e saj e mbajnë prej kohësh në vazhgim, pasi dyshohet se aty predikohet pro luftës në Siri. Në raportin e policisë së Kosovës, jepen detaje për takimet që Protopapa dhe Faslija kanë pas me shtetasit shqiptar të Kosovës, disa prej tyre tashmë të arrestuar vetëm pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael. Pas largimit nga Prishtina, mësohet se dy të dyshuarit për terrorizëm kanë udhëtuar për në Pogradec, ku janë takuar me ish-luftëtarin e Al-Nusrës në Siri, Ervin DUka edhe ky tashmë i arrestuar për mbajtje të eksplozivëve dhe armëve pa leje. Ky takim, thonë burimet është evidentuar edhe nga agjenet secret shqiptar, pikërisht rreth një muaj para ndeshjes së futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj izraelite. Takimin në Kosovë dhe Pogradec, mësohet se dy të arrestuarit e kanë pranuar, por duke mohuar në mënyrë kategorike pretendimet se po planifikonin bashkë me shtetasit shqiptar nga Kosova ndonjë sulm terrorist në Shqipëri. Takime në Kosovë, për agjentët e antiterrorit ka bërë edhe imami i vetëshpallur i xhamisë së Kastriotit në Dibër, Xhezair Fishti dhe ish-efektivi i forcave komando Medat Hasani njëherazi ish-luftëtar i organizatës terroriste Al-nusra në Siri.

Artikulli paraprakASHPËRSIMI I MASAVE NDAJ AZILKËRKUESVE TË REFUZUAR NË HOLANDË TË DËBUARIT NUK MARRIN DOT MJETET QË KANË NË PRONËSI
Artikulli tjetërPROKURORIA KUNDËR ILDKPKI-SË EDHE NË GJYKATËN E APELIT. ANKIMON SHTATË VENDIMET PËR SEKUESTRIMIN E MATERIALEVE