Antoneta Progni prej 4 ditesh eshte larguar nga banesa e saj ne Shkoder dhe qe prej asaj dite familjaret nuk kane asnje dijeni se ku ndodhet.

49 vjeçarja qe banon ne afersi te spitalit rajonal te Shkodres ka lene shtepine e saj ne mengjesin e henes me 7 nentor dhe nuk eshte kthyer me. Bashkeshorti i saj Sokol Progni tregon historine e trishte me te cilen perballet prej 4 ditesh. Nje prej dyshimeve te tij eshte se 49 vjeçarja mund te jete mbytur ne ujerat e lumit Kir. Bashkeshorti i gruas qe ka humbur prej 4 ditesh ka shkuar dhe ka bere denoncim ne policine e Shkodres por deri me tani sipas tij uniformat blu perveçse i kane marre denoncimin nuk kane bere asnje perpjekje tjeter per tu angazhuar ne kerkimin e Antonetës. Sokoli ka nje apel te qarte teksa kerkon qe shteti shqiptar te marre persiper gjetjen e bashkeshortes se tij. Te gjalle apo e vdekur, familjaret kerkojne te dine se çfare ka ndodhur me Antoneten dhe ta gjejne ate. Sokol dhe Antoneta Progni ne 29 vite martese kane 6 femije, 5 vajza dhe nje djale 14 vjeç te cilet nuk dine nese duhet te hapin dyert e mortit apo te shpresojne per gjetjen e 49 vjeçares qe ka humbur prej 4 ditesh. Antoneta kohët e fundit ka shfaqur shenja depresioni çka shtojnë dyshimet për një vetëmbytje. Kjo dosje sipas familjarëve i ka kaluar prokurorisë së Shkodrës.

Artikulli paraprak“AUSTRIA LEXON 2016”, AKTIVITET PËR MIGJENIN
Artikulli tjetërTËRHIQET UJI, DËME TË KONSIDERUESHME NË AJASËM