
Një aksident I rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Koplikut. Ngjarja e rëndë është rregjistruar rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj” , ku një shtetas nga Mamurrasi, Astrit Hima, 55 vjeç ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës. Sipas informacioneve paraprake, 55 vjeçari ishte ulur për të karikuar kompresorin e një makine gjatë një procesi punë me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji. Në rrethana ende të paqarta, makina është vënë në lëvizje në mënyrë të papritur dhe është tërhequr mbrapa, duke e zënë poshtë dhe shtypur atë. Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Forcat e rendit dhe shërbimet emergjente mbërriten menjëherë në vendngjarje, por fatkeqsisht 55 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Në vendëngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.






