Sfida mes Bolognas dhe Interit nuk do të luhet më datën 6 janar, e programuar për të startuar në orën 12:30.

Kjo është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në Bologna, të cilët kanë urdhëruar karantinë për lojtarët e ekipit bolonjezë, duke qenë se 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin.

“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit. Me përhapjen e Covid-it dhe me 8 lojtarë në izolim, autoritetet kanë mbyllur çdo aktivitet”, u shpreh drejtori i shëndetësisë, Paolo Bordon.

Por nga kjo situatë mund të përfitojnë zikaltërit. Sipas informacioneve të deritanishme nga mediat italiane, Interi, është i detyruar të futet në fushën e lojës dhe në mungesë të prezencës së skuadrës së Bolognas, mund ta fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3. Megjithatë, dinamika të shumta mund të ketë në orët në vijim dhe vendimet që mund të merren mund të jenë nga më të ndryshmet.

Artikulli paraprakBE NXJERR RREGULLOREN E RE PËR TATUAZHET, NDALOHET PËRDORIMI I MIJËRA KIMIKATEVE NË NGJYRA
Artikulli tjetërQUALCOMM DHE MICROSOFT SË BASHKU PËR METAVERSIN