Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush me muzikë, ritëm dhe atmosferë festive në natën e parë të edicionit të “Koncerteve të Verës”. Qindra qytetarë dhe vizitorë u bënë pjesë e koncertit që çeli sezonin e aktiviteteve verore, me performancën e këngëtares së njohur Anxhela Peristeri.

Koncerti solli një atmosferë elektrizuese në zemër të qytetit, duke shënuar nisjen e një kalendari të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike që do të zhvillohen gjatë gjithë verës.
Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, u shpreh se ky është vetëm fillimi i “Koncerteve të Verës”, të cilat do të shtrihen në pika të ndryshme turistike të bashkisë, me synimin për t’u ofruar qytetarëve dhe turistëve mbrëmje të mbushura me muzikë, art dhe argëtim.

Me këtë aktivitet, Shkodra konfirmon edhe një herë rolin e saj si një nga qendrat më aktive të jetës kulturore gjatë sezonit veror, duke i dhënë qytetit një atmosferë festive dhe duke pasuruar ofertën për vizitorët vendas e të huaj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDIGJEN MJETET NË NJË GURORE NË MAMURRAS
Artikulli tjetërFLUKS NË MURIQAN, 30 MIJË UDHËTARË NË 48 ORË