Festivali i 59-të i këngës në Radio Televizionin Punlik Shqiptar ka mbyllur siparin. Sikundër u paralajmërua përmes lojës virtuale të kompozitorit Miron Kotonit edhe juria qe u mbajt “sekrete” deri në momentin e fundit, e cila përbëhej nga Luan Zhegu, Vasil Tole, Suzana Shuteriqi,

Preç Zogaj, Ramë Lahaj, Katstëriot Çaushi dhe Andi Xhahu përzgjodhi që çmimin e madh të këtij edicioni t’ia jap Anxhela Peristerit.

Artistja më këngën “Karma” me kompozim të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2021.

Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vef këngëtarit dhe kompozim të Edesa Malçit.

Çmimi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini për këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Gjatë kësaj mbremje u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.

Artikulli paraprak“SURPRIZË NË PRAG TË KRISHTLINDJES”, “DW”: SHQIPËRIA PLOTËSON NË MINUTËN E FUNDIT KUSHTIN KRYESOR PËR NEGOCIATAT!
Artikulli tjetërKTHJELLIME NË TË GJITHË VENDIN, PASDITJA SJELL SHTIM TË VRANËSIRAVE, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT