
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një apartamenti në fshatin Grudë e Re, pas shpërthimit të një pajisjeje me gaz. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites, duke shkaktuar panik në lagje dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm djali 13-vjeçar i familjes, i cili fatmirësisht ka arritur të largohet në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime. Ndue Rrethaj, I zoti i shtëpisë ka treguar momentet e vështira pas marrjes së lajmit dhe gjendjen në të cilën ndodhet banesa pas zjarrit.Ai u shpreh se dëmet materiale kapin vlerën e rreth 3 milionë lekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të ndërtesës. Fatmirësisht, ngjarja nuk ka pasur pasoja në njerëz, por ka lënë pas dëme të mëdha materiale. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e shpërthimit.






