Apel për shmangien e katastrofës në minierën e Bulqizës

 

Miniera e Bulqizës ndodhet në prag të një katastrofe, e cila mund të shkaktojë dëme në njerëz (në radhë të parë) si dhe dëme në natyrë dhe në vetë bizneset që funksionojnë atje. Reshjet e dendura të ditëve të fundit e kanë vështirësuar shumë situatën në minierën e Bulqizës duke krijuar një situatë shumë të vështirë dhe njëkohësisht të rrezikshme për punonjësit e kësaj miniere. Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është pikërisht mungesa e disiplinimit të ujërave të galerive të subjekteve përreth minierës, që mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Miniera e Bulqizës e ka të pamundur për të mbajtur situatën nën kontroll. Duke qenë se situata mund të përkeqësohet në çdo moment bëhet apel për ndërhyrje të menjëhershme të subjekteve që zotërojnë galeritë përreth, të autoriteteve lokale dhe qendrore për të evituar çdo lloj katastrofe apo tragjedie në këto kushte.

Artikulli paraprakTE PREMTEN PRITET TE RIKTHEHEN RESHJET INTENSIVE NE VERI TE VENDIT
Artikulli tjetërAEROPLANMBAJTESJA RUSE DEBON NENDETESEN E NATO-S