Kreu i opozitës ka nisur mobilizimin e rinisë demokrate për protestën e 18 shkurt.

Në një proncim për mediat pas takimit me të rinjtë e degës 2 të PD, Basha tha se kjo qeveri ka persekutuar rininë dhe është koha që njerëzit të marrin në duar fatin e tyre.

Basha: Është rradha e shqiptarëve të ngrihen kundër papunësisë, varfërisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni rruga e vetme. Kriminelët bëhen deputetë, kryetarë bashkish, bëjnë para dhe kantandi, ndërsa rinia dhe intelektualët marrin rrugët. Kjo duhet të marrë fund, këtë e ka në dorë rinia. Me 18 shkurt të ngrihemi të gjithë bashkë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që pushteti ti kthehet njëherë e mirë qytetarëve.

Artikulli paraprakADMINISTRIMI I NJËSISË RRETHINA
Artikulli tjetërUJËRAT E ZEZA NË LIQEN, MASAKRA VIJON…