
Pas dy seancash maratonë, Gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi, vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë të Erjon Banit, duke urdhëruar vijimin e qëndrimit në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
Sipas gjykatës, Veliaj duhet të qëndrojë në masën e “arrestit në burg”, për shkak të dyshimeve për dy akuza të rënda siç është ajo “Korrupsionit pasiv e funksionarëve të zgjedhur” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Veliaj kërkoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e “arrestit në burg”, duke vënë në dispozicion të gjykatës një garanci pasurore.
Ndërsa sot kjo kërkesë e kryebashkiakut të Tiranës, nuk u pranua nga gjyqtari, Engert Pëllumbi, i cili njëkohësisht vendosi të ndryshojë lirimin nga burgu të biznesmenit Elman Abule duke e lënë në arrest shtëpie, i cili akuzohet nga SPAK për “Korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të zgjedhur” dhe “Pastrit të produkteve të veprës penale”.
Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.