
Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëlumbi.Seancën e sotme, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kundërshtoi provat dhe akuzat e SPAK.
Prokuroria e Posaçme kërkoi vazhdimin e arrestit me burg për Veliajn, ndërsa avokatët e kryebashkiakut ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë.