Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në burg Redjan Rrajës, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj teksa lëvizte në makinë me , Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, që ishte shofer i prokurorit dhe më pas gjeti vdekjen në spital nga plagët.

Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja apeloi vendimin e shkallës së Parë që më parë kishte caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkoi në Apel lirimin nga qelia, pasi pretendonte se nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit.

Por Gjykata e Apelti ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Kanë qenë dy prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, të cilët për Redjan Rraja kanë kërkuar arrest me burg deri në mbylljen e hetimeve pasi dyshohet se është një nga autorët e atentatit.

Sipas prokurorisë gjurmët e gishtave të Redjan Rrajës, të fiksuara në një palë syze të gjetura brenda në makinën e autorëve të krimit, kanë bërë që Rraja të zbulohet dhe më pas të arrestohet në ikje e sipër nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

Artikulli paraprakRRITEN DENONCIMET PËR KRIMIN KIBERNETIK,BIZNESET PROBLEME FALIMENTIMI
Artikulli tjetërBUXHETI I VITIT 2020, SHISH KËRKON FONDE PËR BLERJEN E PAJISJEVE