Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Toçin, vendim i dhënë Gjykata e Kavjës.

Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja.

Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm es të cilëve ishte edhe Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit.

Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit dhe la të vrarë në vend 41-vjeçarin që pretendonte një lidhje intime me nënën e 3 fëmijëve.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA PËR KTHIMIN E TË BURGOSURVE, BURGJET: KEMI KAPACITET PËR T’I PRITUR
Artikulli tjetërMINISTRJA GJONAJ SHKARKON 12 DREJTUES TË POLICISË SË BURGJEVE