Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës për heqjen e lirisë me 2 vite ndaj shtetasit Filip Shtjefni, i dënuar nën akuzat “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

Pasi prokurori Brahim Dragjoshi dhe avokati Blerim Bazhdari paraqitën argumentet e tyre, gjyqtarja e Apelit Valbona Vata e cilësoi të ligjshëm dënimin me 2 vite të shtetasit Filip Shtjefni. Menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor, vëllai i të dënuarit Dedë Shtjefni hodhi akuza të ndaj gjykatës së Lezhës duke thënë se dënimi i vëllait të tij ka shkelje të rënda procedurale.

Sipas vëllait të Fillip Shtjefnit, gjyqtarët i kanë dërguar sekserë, të cilët kanë kërkuar shuma të kosiderueshme parash për lirimin e të vëllait. Ndërkohë, vëllai i të dënuarit pretendon se Gjykata e Lezhës ka dhënë vendim të njëanshëm duke qenë se sipas tij mes të Shtjefnit dhe gjyqtarit në Lezhë kishte konflikt interesi.

Shtetasi Filip Shtjefni, i njohur në qytetin e Lezhës më nofkën Toni Montana, u arrestua gjatë vitit të kaluar në gjysmën e dytë të muajit korrik së bashku më bashkëjetuesen e tij Lula Marku për shkak të denoncimit të bërë nga një shtetase me iniciale E.M.. Ai dhe 48 vjeçarja Lula Marku u dënuan nga apeli me nga 2 vite, pavarësisht se kjo e fundit kishte rreth 7 muaj në arrest shtëpie.

Pas 1viti fillimisht nën arrest dhe më pas si i burgosur, familjarët e Shtjefnit kërkojnë drejtësi duke argumentuar se shkeljet në procesin e gjykimit kanë nisur në gjykatën e shkallës së parë në Lezhë.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E REFUGJATËVE
Artikulli tjetërGURAKUQI, TAKIM ME GRATË SHKODRANE